Nuk ka vend për panik sepse “Moments” do të shkrihen brenda “Explore” së bashku me trendet, kërkimin dhe videot live.
Version i ri i aplikacionit me ndryshimet në fjalë është i disponueshëm që nga ky moment në iOS ndërsa përdoruesit e një telefoni Android duhet të presin “javët e ardhshme.”
Explore u prezantua në Tetor kur kompania pranoi testimin e një shfletimi alternativ në aplikacion. Funksioni është dizenjuar për të grumbulluar cicërimat më të mira, shkruan PCWorld.
Përpara “Moments,” Twitter ofronte një seksion “Discovery” i cili shfaqte cëcërime dhe profile që përdoruesit mund të ishin të interesuar tyre. Në 2015-tën Jack Dorsey tha se një prej pikave më të forta të Twitter do të jetë ai i lehtësimit të shërbimeve.
Tashmë me këtë seksion të dedikuar do të gjeni trendet më të fundit, cicërimat më popullore dhe disa prej videove live më të ndjekura.
Kompania planifikon që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për të shfaqur disa prej transmetimeve më të rëndësishme nga partnerë të ndryshëm.