U arrestua dje pasi drejtonte makinën i dehur, jepet masa e sigurisë për këngëtarin Aleksandër Gjoka - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U arrestua dje pasi drejtonte makinën i dehur, jepet masa e sigurisë për këngëtarin Aleksandër Gjoka

    Insajderi
    23 May 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrest shtëpie për këngëtarin Aleksandër Gjoka i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi u përfshi në një aksident. Ky është vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

    Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Farkës dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

    Kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet. Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

    Pak orë para ngjarjes vetë këngëtari zbuloi se në mbrëmë kishte qenë duke pirë në shoqërinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

    “Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari në statusin e tij në ‘Facebook’, pak para orës 21:00 të mbrëmjes. Tashmë këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përplasja gjatë aksidentit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që arrestohet këngëtari i njohur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark