I arrestuari që u prangos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për kanosjen e një prokurori, quhet Merxhan Rexhepi.
Klan Kosova raporton vesh se ky ai është 28-vjeçar, dhe ka vendbanim të përkohshëm në Gjermani.
Sipas raportimit të mediumit, Rexhepi nuk ka raste të tjera si i dyshuar.
Policia tha se vepra penale është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale, më 12 dhjetor të këtij viti.