U arrestua sot, 31-vjeçari shqiptar vret veten në burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U arrestua sot, 31-vjeçari shqiptar vret veten në burg

    Insajderi
    04 May 2022 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri, ku një 31-vjeçar ka vrarë vetën në burgu e komisariatit të Kavajës.

    31-vjeçari Ilvi Ustameta, ishte ndaluar ditën e sotme nga policia pasi akuzohej për vjedhje.

    31-vjeçari ishte arrestuar për disa vjedhje, i shoqëruar për disa orë më parë. Grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.

    I riu dyshohet të jetë vetëvrarë me çarçaf.

    Kujtojmë që vetëm një muaj më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në komisariatin e Kamzës, ku një i ndaluar i vuri flakën qelisë dhe humbi jetën, ndërsa mbeti i lënduar edhe një oficer policie.

    Njoftimi i Policisë:

    Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

    Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

    Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

    Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.

    Ndërkohë që kujtojmë që mbrëmjen e 26 marsit një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në Komisariatin e Kamzës, ku një tjetër i ri mbeti i vdeklur për shkak të djegieve në trup,. Pasi i kishte vënë flakën qelisë.

    Në Komisariatin e Kamzës humb i jetën 26-vjeçari Arben Mici, i cili i vuri flakën çarçafëve të qelisë. Gjithashtu për shkak të flakëve u plagosën dhe një tjetër i ndaluar, Dilaver Idrizi dhe efektivi Hajredin Boja.

    Për këtë ngjarje gjykata vendosi masën arrest me burg për efektivin Boja dhe kolegun e tij në shërbim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark