×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “U bëmë horë, shpallni zgjedhjet” – Vëllai i Rexhep Selimit me kërkesë për Kurtin

    Insajderi
    13 July 2023 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dhunës së shfaqur sot në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar vëllai i ish deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, Ramadan Selimi.

    Ai i ka kërkuar kryeminsitrit Kurti të shkohet në zgjedhje, për shkak se sipas tij “u bëmë horë, nuk mbahet shpia me zor”.

    Kujtojmë se Rexhep Selimi ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes para se të shkonte në Hagë si i akuzuar nga Gjykata Speciale.

    Atë e kishte zëvendësuar në këtë pozitë, Mimoza Kusari Lila të cilës ditëve të fundit i dolën audio-incizimet e bisedës që kishte pasur një vit me parë me ish deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark