×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    U bllokua në kanionet e Gramshit, dalin pamjet e shpëtimit të 43-vjeçarit nga forcat RENEA

    Insajderi
    15 January 2023 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forcat RENEA kanë bërë të mundur shpëtimin e 43-vjeçarit Andrea Dervishi që mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve në Gramsh.

    Për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë, mbrëmë ishte e pamundur ndërhyrja në kanione dhe 43-vjeçarit iu desh që të kalonte natën në një shpellë.

    Shërbimet e policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës me 43-vjeçarin, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale Renea u nisën drejt kanioneve.

    Pas disa orësh në një terren të vështirë, bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Dervishi ka falënderuar forcat speciale Renea dhe të gjitha shërbimet e tjera që morën pjesë në operacionin e evakuimit dhe shpëtimit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark