Mëngjesin e sotëm aktivistët e Universitetit të Prishtinës i kanë ndërprerë ligjëratën profesorit, Xhevat Krasniqi i cili u denoncua nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.
Rikujtojmë se gjatë ditës së djeshme dhjetëra studentë kanë bllokuar hyrjen para rektoratit, gjersa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës të UP’së.
Protesta u mbajt pasi që studentët ishin të revoltuar që ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me profesorin Xhevat Krasniqi, i cili është i dyshuar për ngacmim seksual.
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës, dje ka rekomanduar që profesori Xhevat Krasniqi, i cili u denoncua nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual të suspendohet.
Insajderi ka mësuar se nga Këshilli i Etikës janë duke pritur përgjigjen e rektorit dhe sot pritet të merret vendimi për suspendimin e tij.