×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U denoncua nga 27 studente për ngacmim seksual, Këshilli i Etikës rekomandon që të suspendohet profesori Xhevat Krasniqi

    Insajderi
    17 April 2024 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës, ka rekomanduar që profesori Xhevat Krasniqi, i cili u denoncua nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual të suspendohet.

    Insajderi ka mësuar se nga Këshilli i Etikës janë duke pritur përgjigjen e rektorit dhe nesër pritet të merret vendimi për suspendimin e tij.

    Rikujtojmë se gjatë ditës dhjetëra studentë kanë bllokuar hyrjen para rektoratit, gjersa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës të UP’së.

    Protesta u mbajt pasi që studentët ishin të revoltuar që ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me profesorin Xhevat Krasniqi, i cili është i dyshuar për ngacmim seksual.

    Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i ka kërkuar Fakultetit të Mjekësisë që ta ridërgojë edhe njëherë listën e nënshkrimeve të studenteve denoncuese në afat prej një jave, pasi që sipas tyre profesori Krasniqi pretendon se 9 prej tyre janë të falsifikuara.

    Xhevat Krasniqi ende vazhdon të figurojë si profesor i rregullt në Fakultetin e Edukimit, mirëpo jo edhe në Fakultetin e Mjekësisë ku kishte qenë i angazhuar si profesor i matematikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark