×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    U dënua për VV’në pasi i vuri zjarrin veturës zyrtare, partia e rehaton aktivistin në pozitën më të lartë në ‘KRU Hidrodrini’

    Insajderi
    31 July 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Zeqiraj, aktivist i motmotshëm Lëvizjes Vetëvendosje, nga sot do ta mbajë një nga postet më të rëndësishme të ndërmarrjes publike ‘KRU Drini’. Atë të ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv. Kjo, pas shkarkimit të Dri Cenës për përformancë të dobët nga ana e bordit të ndërmarrjes. Zeqiraj ishte i dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë për djegien e një veture zyrtare.

    Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për shkarkimin e Dri Cenës nga pozita e kryeshefit ekzekutiv përgjatë ditës së sotme për “mungesë përvoje” dhe mos-reflektim.

    Pas vlerësimit negativ të performancës që BDI bën KE për punën provuese 6 mujore në dhjetor të vitit 2024, atij i zgjatet kontrata e punës me qëllim që të reflektojë dhe të përmirësojë sjelljen e tij udhëheqëse. Bordi këtë vendim e arsyetoi se KE ka mungesë përvoje në udhëheqje të ndermarrjeve publike”, thuhet ndër të tjera në vendimin që e ka parë Insajderi.

    Insajderi po ashtu ka siguruar vendimin që dëshmon emërimin e Besnik Zeqirajt, aktivistit të kamotshëm të VV’së, në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ‘KRU Hidrodrini’.

    Bordi i Drejtorëve duke u bazuar në kompetencat sipas dispozitave të aplikueshme të Ligjit Nr.03/L- 087 mbi Ndërmarrjet Publike pas shkarkimit nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv z.Dri Cena DT. 31.07.2024, emëron z.Besnik Zeqiraj ushtrues të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në KRU’Hidrodrini” Sh. A. Pejë, i emëruari do ta ushtroj këtë pozitë me efekt nga dt.31.07.2024 me të gjitha kompetencat ligjore dhe statutare të Kryeshefit Ekzekutiv deri në përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv pas përfundimit të procedurave të konkursit publik”, thuhet në vendim.

    Gjykata Themelore në Pejë kishte dënuar më 2017-ën aktivistin e VV’së nga Peja, Besnik Zeqirajn, me 6 muaj burg.

    Ai akuzohej se në dhjetorin e vitit 2015 i kishte vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje, së bashku me një person tjetër.

    Zeqiraj një kohë e ka mbajtur edhe pozitën e sekretarit organizativ të Vetëvendosjes.

    Ai kishte kandiduar edhe si deputet në zgjedhjet parlamentare nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Insajderi kishte raportuar vitin që shkoi për përzgjedhjen e Zeqirajt në pozitën e zyrtarit financiar në ‘KRU Hidrodrini’.

    Sipas ligjit kjo ndërmarrje publike është nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ministri kjo që udhëhiqet nga bashkëpartiakia e të përzgjedhurit Zeqiraj, Artane Rizvanolli.

    Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi për parregullësitë e ‘KRU Hidrodrini’ gjatë kohës së Cenës si kryeshef ekzekutiv. Raportimet mund t’i gjeni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark