U dënuan me 18 vite burg, dy vëllezërit Lika pas 24 vitesh lirohen nga akuza-Rrëfim emocional - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    U dënuan me 18 vite burg, dy vëllezërit Lika pas 24 vitesh lirohen nga akuza-Rrëfim emocional

    Insajderi
    12 July 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mars të vitit 2001, Artur dhe Behar Lika nga Puka, u arrestuan gabimisht si të dyshuar për një grabitje me armë në linjën Kukës-Tiranë. Arturi, atëherë 19 vjeç, u dënua me 13 vite burg, ndërsa vëllai i mitur me 5 vite. Të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare e lanë në fuqi vendimin.

    Në vitin 2010, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg konstatoi se të drejtat e vëllezërve ishin shkelur, dhe në 2013 Gjykata e Apelit Shkodër i shpalli të pafajshëm.
    “Kam bërë 9 vjet e 3 muaj burg. E kam fituar pafajësinë në gjykatën e Strasburgut, gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut,” deklaroi Artur Lika për News24.

    Pas lirimit, ai nisi një betejë për dëmshpërblim, por gjykatat vendosën një shumë që ai e cilëson fyese – rreth 3.6 milionë lekë, apo 1 mijë lekë për çdo ditë burg. Ndërkohë, vëllai i tij, i cili ka probleme të shëndetit mendor pas burgut, u dëmshpërblye me vetëm 1.38 milionë lekë.

    “Vëllai im është marrë nga bankat e shkollës, është akuzuar e dënuar dhe është kompensuar me 10 mijë lekë pas pafajësisë. Për shkatërrim jete personale, të vëllait, të familjes, opinion e të gjitha me radhë,” thotë Arturi, i zhgënjyer nga vendimi i gjykatave shqiptare.

    Avokati i tyre thekson se dënimi i padrejtë i shkatërroi jetën familjes:
    “Kjo familje ka dhe një nga djemtë, i cili nuk e përballoi dot qëndrimin në paraburgim dhe burg dhe sot është me kartelë mjekësore.”

    Ai paralajmëron rikthim në Gjykatën e Strasburgut dhe kërkesë për rivlerësim në Gjykatën Kushtetuese:
    “Vetëm Gjykata e Strasburgut mund t’i shkundë gjykatat tona,” u shpreh avokati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark