Insajderi
Lajme

U firmos sot në Egjipt, ja çfarë përmban marrëveshja historike e paqes në Gazë

Insajderi
13 October 2025 - 20:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U firmos sot në Egjipt, ja çfarë përmban marrëveshja historike e paqes në Gazë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësit në Lindjen e Mesme nënshkruan të hënën atë që e kishin përshkruar si një marrëveshje historike armëpushimi.

Një imazh i kapur nga një fotograf në dhomë jep një ide se çfarë përmban ajo.

Në fillim të marrëveshjes theksohen angazhime të vendeve pjesëmarrëse në Samit duke përfshirë tolerancën, dinjitetin dhe mundësitë e barabarta për çdo person.

“Ne kërkojmë tolerancë, dinjitet dhe mundësi të barabarta për çdo person, duke siguruar që ky rajon të jetë një vend ku të gjithë mund të ndjekin aspiratat e tyre në paqe, siguri dhe prosperitet ekonomik, pavarësisht nga raca, besimi apo etnia”, thuhet në paragrafin e parë në faqen e fundit.

Poshtë dokumentit, janë nënshkrimet dhe titujt e udhëheqësve rajonalë dhe ndërmjetësve të marrëveshjes së armëpushimit nga SHBA-ja, Egjipti, Katari dhe Turqia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark