Insajderi
Botë

U ftua të performojë në dasmën e ish-it, këngëtarja po bën namin në rrjet me hakmarrjen ndaj tij (VIDEO)

Insajderi
21 September 2022 - 16:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U ftua të performojë në dasmën e ish-it, këngëtarja po bën namin në rrjet me hakmarrjen ndaj tij (VIDEO)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ajo që në fillim i është dukur Alexandra Starr, një artisteje nga California, një ftesë e zakonshme për të kënduar në një dasëm, nuk ka qenë tamam ashtu. Kantautorja shkoi të performonte në ceremoninë martestore që e kishte prenotuar, për të parë se në fakt do të këndonte në dasmën e ish-partnerit.

Sapo e mori vesh se ku do të këndonte, Starr planifikoi “hakmarrjen” e saj. Filllimisht ajo mësohet se është përjekur ta fshehë identitetin e saj gjatë këngës të parë që kishte kënduar, ndërkohë më pas, kur cifti i sapomartuar nisi vallëzimin, ajo u khtye nga ata dhe nisi të këdonte një këngë që flet nga fillimi deri në fund për tradhëtinë. Bëhet fjalë për këngën e Carrie Underwood- Before He Cheats.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në momentin që dhëndri i është afruar për ta pyetur se cfarë po ndodhte, ajo i ka hedhur ujë në fytyrë. Nuk besojmë se e kishin imagjinuar kështu vallëzimin e parë bashkë…

Starr ka treguar se kishte qenë për plot 5 vite në lidhje me ishin, para se të zbulonte që ai e kishte tradhëtuar rreth 1 vit më parë. Prandaj ndodhi i gjithë reagimi dhe “performanca” jo aq e zakonshme, por megjithatë, nëse e shihni nga prespektiva e Alexandara-s mjaft epike…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark