Insajderi
Lajme

“U gjet i gjakosur në kokë e trup dhe pa vetëdije”, Policia jep detaje për plagosjen në Pejë

Insajderi
13 July 2024 - 09:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“U gjet i gjakosur në kokë e trup dhe pa vetëdije”, Policia jep detaje për plagosjen në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është therur me thikë mbrëmë në Pejë.

Në raportin 24 orësh policia ka dhënë detaje ku thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije.

Të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa po vazhdon kërkimi i tyre.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark