“U godit me mjete të forta”- Dyshimi për vrasjen e Saime Domazetit nga familjarët, Prokuroria ka një njoftim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U godit me mjete të forta”- Dyshimi për vrasjen e Saime Domazetit nga familjarët, Prokuroria ka një njoftim

    Insajderi
    04 September 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka urdhëruar ndalim 48-orësh për  N.A, e dyshuar për vrasjen e Saime Domazetit.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, këta të fundit kanë arritur të sigurojnë prova materiale që dëshmojnë se e ndjera është goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

    “Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    “Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark