Insajderi
Lajme

U godit nga treni – Prokuroria e Pejës nis hetimet për vdekjen e gruas

Insajderi
03 August 2026 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U godit nga treni – Prokuroria e Pejës nis hetimet për vdekjen e gruas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga treni i udhëtarëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:32, kur treni që po qarkullonte nga Peja në drejtim të Fushë-Kosovës ka goditur viktimën. Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra, ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili konfirmoi se organet e rendit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës”, deklaroi Nikçi.

Si pasojë e këtij aksidenti fatal, kompania Trainkos ka njoftuar se janë anuluar dy linja hekurudhore në relacionin Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive në vendngjarje, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark