U kap mat me Atdheun, Bora Zemani reagon ashpër për herë të parë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U kap mat me Atdheun, Bora Zemani reagon ashpër për herë të parë

    Insajderi
    23 September 2021 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bora Zemani dhe Atdhe Xheravina ditën e djeshme u bënë kryefjala e medieve rozë për shkak të një videoje që qarkulloi në rrjet.

    Në atë video Bora dhe Atdheu u panë duke e shoqëruar njëri-tjetrin, teksa u aludua se dyshja janë në lidhje të dashurisë.

    Për herë të parë ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet moderatorja, duke u shprehur se kjo video është bërë para dy muajve dhe është realizuar gjatë turit të ‘’Për’puthen’’ në Shkodër.

    ’Meqë më kanë pyetur qoftë në insta qoftë familjarët dhe duan ta sqaroj këtë video.. Video e ‘’kapjes mat’’ është hedhur para 2 muajsh në Youtube dhe prap është komentuar keq por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat’’, ka shkruar Bora.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark