U kritikua veshja e Renee për ditën e parë të shkollës, Robert Berisha reagon i revoltuar - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U kritikua veshja e Renee për ditën e parë të shkollës, Robert Berisha reagon i revoltuar

    Insajderi
    29 September 2021 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë më parë nisi mësimi për shkollat fillore, e në mes fëmijëve që nisën mësimin ishte edhe Renee, vajza e Robert Berishës me Nora Istrefin.


    Roberti ka publikuar fotografinë e Renée që tashmë gjashtë vjeçe e gjysmë është gati për të nisur rrugën e saj të dijes.

    “Suksese qika jem dhe urime dita e parë. Të don babi shumë” – është shprehur ai.

    Në rrjete sociale, qarkulloi për gjatë fotografia e Reneesë dhe ishte veshja e saj që u kritikua gjerësisht.

    Në lidhje me këtë, ka reaguar Roberti shumë i revoltuar për të gjitha komentet që ka lexuar.

    Ai sqaroi se fotoja që ka publikuar është bërë para lagjes ku Renee jeton dhe jo në ditën e saj të parë të shkollës. Më tej thekson se shkolla që vajza e tij do të frekuentojë kërkon nga nxënësit që të veshin uniforma.

    Në fund paralajmëron se nëse emri i vajzës së tij lakohet në tituj dhe si gjenerues komentesh, vetëm një “tag” nuk do të mjaftojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark