“U kthye nga vajzë në djalë”, kush është 29 vjeçari nga Tirana? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U kthye nga vajzë në djalë”, kush është 29 vjeçari nga Tirana?

    Insajderi
    25 March 2022 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë i ftuar Davidi, një djalë 29 vjeçar nga Tirana. Por histori e tij është e veçantë sepse në fakt Davidi ka qenë një vajzë që ka vendosur të kthehet në djalë sepse ndjente se ishte brenda një trupi që nuk i përkiste.

    Ai ka treguar se fillimi i transformimit ka qenë i vështirë, ndonse sot është shumë i lumtur. Por është paragjykuar shumë nga shoqëria ndonse familja e ka përkrahur.

    Megjithatë Davidi edhe sot nuk hipën në autobus e vazhdon të ofendohet në rrugë, ai sërish është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë. Veç kësaj Davidi ka folur pa doreza duke treguar historinë e tij, ndonse është personi i parë që ka dalë hapur të flasë për këtë shndërrim.

    Më tej Davidi ka thënë se nuk është e thjeshtë të dashurojë dhe për momentin është beqar edhe pse ka tentuar të krijojë njohje nëpërmjet aplikacioneve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark