Insajderi
Insporti

“U kthyem në shtëpi kokëulur”, Quaresma shpërthen kundër Portugalisë

Insajderi
07 July 2026 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“U kthyem në shtëpi kokëulur”, Quaresma shpërthen kundër Portugalisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-reprezentuesi portugez, Ricardo Quaresma, ka kritikuar ashpër paraqitjen e Portugalisë pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, duke vënë në dyshim edhe etiketimin e kësaj skuadre si më e mira në historinë e vendit.

Ai po ashtu e quajti të dobët paraqitjen e kombëtares së këtë Botëror.

“Të gjithë thoshin se kjo ishte skuadra më e mirë në historinë e Portugalisë, por në çfarë kuptimi? Çfarë kanë fituar? U kthyem në shtëpi me kokën ulur. Në mesfushë kemi lojtarë të mëdhenj dhe shumë talent, por ata ishin shumë, shumë të dobët në këtë Botëror. E njëjta gjë vlen edhe për sulmin, ndërsa mbrojtja ishte e humbur. Më mirë të ndalem këtu, sepse përndryshe do të them gjëra për të cilat mund të pendohem më vonë”, deklaroi Quaresma.

Portugalia, kujtojmë se mbrëmë u mposht nga Spanja me rezultat 0-1, ndeshje e cila ishte e fundit për Cristiano Ronaldon me fanellën portugeze.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark