Futbollisti i Milanit, Ismael Bennacer do të jetë jashtë fushave deri në vitin 2025.
Mesfushori 26-vjeçar, pësoi një lëndim deris po luante me Algjerinë, kundër Guines Ekuatoriale.
Ai iu nënshtrua testeve mjekësore sot që zbuluan një çarje të rëndë në muskulin e pulpës së djathtë.
Bennacer dje u pa në një karrike me rrota, duke mos mundur të ecte pas lëndimit të pësuar disa ditë më parë.
Ai do të jetë një munges e madhe për Milanin dhe trajnerin Paulo Fonseca.