Gjykata në Gjakovë e la të lirë. Ndaj tij rendonte aktakuze për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit. Tash, Prokuroria ka bërë ankese. Po kërkon qe ky rast të kthehet në rigjykim
I akuzuar për vrasje me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje, Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte liruar nga akuzat Dod Gjikolajn, shkruan Insajderi.
Ky vendim ishte marrë në mars të këtij viti.
Por, Prokuroria ka kërkuar që ky rast të kthehet në rigjykim.
Në kërkesën të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se vendimi i Gjykatës për lirim përmban shkelje të rënda.
“Ky aktgiykim lirues përmban shkelje qenësore të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe përmban shkelje të Ligjit Penal. Prokurori i Shtetit konsideron se aktgjykimi i sulmuar është në kundërshtim, pra përmban shkeljet nga të gjitha bazat nga neni 383 parag:1 i KPP-së”, thuhet aty.
Tutje theksohet se ky vendim është i gabueshëm dhe nuk mund të qëndroj si i ligjshëm,
Dispozitivi i aktgiykimit të atakuar, është kundërthënëse me arsyetimin e tij, si dhe provat tjera të cilat gjinden në shkresat e lëndës dhe nuk përmban arsyet e duhura lidhur me faktet relevante. Konkludimi i Gjykatës që i akuzuari Dod Gjikolaj të lirohet nga akuza, është i gabueshëm, nga se nga provat e parashtruara nga Prokurori i Shtetit rezulton se në veprimet e tij qëndorjnë elemente esenciale të një vepre penale për të cilat është akuzuar.
Ankesë kundër Gjykatës për vendimin e lirimit kishte bërë edhe mbrojtja e, avokati Prek Kola.
Në ankesën e tij thuhet se vendimi ka shkelje esenciale të procedurave penale duke i propozuar Gjykatës së Apelit që ta kthej në rigjykim lëndën.
“E kundërshtojmë aktgjykimin PKR.nr.112/2022, t€ dates 17.05.2024 lidhur me veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 , pika 1.5 te KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi dhe kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve nga neni 374 paragraf 1 t€ KPRK-se për shkak të: shkeljes esenciale të dispozitave të procedures penale neni 384 parg. 1 pika 1.1, pika 1.8 -pika 1.12 ( parg 2 pika 2.1, 2.2) re KPPRK-sè. – vërtetimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike; – shkeljes se ligjit penal; Gjykatës së Apelit në Prishtinë si Gjykatë ankimore i propozoi që të- anuloje (prish) aktgjykimin duke i’a kthyer çështjen Gjykatës së shkalles së parë për rigjykim e vendim,apo ta ndryshoj aktgjykimin e ankimuar duke marrë aktgjykim dënues per te akuzuarin Dode Gjikolaj“, thuhet aty.
Çka thuhej në aktakuzë?
Sipas aktakuzës së përpiluar më 5 gusht 2022 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dod Gjikolaj, po akuzohet se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta të ndjerin Haxhi Ahmeti.
Aktakuza thotë se Gjikolaj kishte vendosur eksploziv në dyer të oborrit të H.A dhe me teledirigjues e ka aktivizuar ku ka mbetur një person i vdekur dhe A.K i lënduar.
Gjikolaj ngarkohet për “Vrasje të rëndë” dhe posedim të paautorizuar të materialit eksploziv.
Gani Ahmeti, i biri i Haxhi Ahmetit, ka akuzuar djalin e axhës së tij, Bajram Ahmeti si të dyshuar për porositjen e vrasës me mjet eksploziv të babait të tij para shtëpisë së tyre në Gjakovë.
“Raportet me xhaxhain kanë qenë mirë por me djalin e tij jo, Bajram Ahmeti. E ka shti babën e vet me ma vra vllaun, Ali ahmetin. Më pas 2018 e ka shto Dodë Gjikolën me ma vra babën me eksploziv. E vllau në vitin 2013 është vrarë nga xhaxhai im, Abaz Ahmeti”, deklaroi ai.