Insajderi
Sport

“U lodh duke e pritur Realin”, mësohen prapaskenat mbi vendimin e Rodrit për t’iu bashkuar Barcelonës

Insajderi
06 August 2026 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“U lodh duke e pritur Realin”, mësohen prapaskenat mbi vendimin e Rodrit për t’iu bashkuar Barcelonës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka arritur një marrëveshje të plotë financiare me Barcelonën, pasi është lodhur duke pritur që Real Madridi të bëjë një lëvizje vendimtare për transferimin e tij.

Sipas gazetarit Matteo Moretto të MARCA-s, reprezentuesi spanjoll vendosi të pranojë kushtet e ofruara nga Barcelona, i zhgënjyer nga mungesa e progresit konkret nga Real Madridi, pavarësisht javëve të tëra me diskutime paraprake.

Barcelona thuhet se i ka dhënë gjithashtu garanci Rodrit për mënyrën se si do t’i zhvillojë negociatat me Manchester Cityn, duke e bindur mesfushorin për seriozitetin e projektit.

Me marrëveshjen personale tashmë të arritur, drejtuesit e klubit katalunas pritet të kontaktojnë zyrtarisht Manchester Cityn gjatë orëve në vijim për të negociuar shumën e transferimit.

Klubi anglez pritet të kërkojë mes 60 dhe 70 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.

Sipas raportimit, rol të rëndësishëm në vendimin e Rodrit kanë luajtur edhe disa bashkëlojtarë të tij te Kombëtarja e Spanjës, të cilët aktualisht janë pjesë e Barcelonës. Ata e kanë bindur mesfushorin që t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flickut dhe të bëhet lideri i repartit të mesfushës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark