Ledjana është një ndër vajzat që ka marrë më shumë famë që nga momenti i parë kur u bë pjesë e emisionit Përputhen. Ajo u bë pjesë e shumë takimeve tepër interesante dhe romantike, sidomos me Mevlanin.
Ata patën një histori të gjatë me njëri-tjetrin, të mbushur me debate dhe hatërmbetje e si përfundmin nuk ia dolën të ishin bashkë.
Të gjithë fansat e shumtë, duan dhe shpresojnë që Ledianën ta shohin përsëri në ekran, por kësaj rradhe në emisionin më të ri, Big Brother VIP, i cili do të fillojë pak muaj më vonë.
Një pyetje e pritshme iu bë Ledjanës nga një ndjekës, iu bë ditën e sotme në Instastory Ledjanës. Plot vendosmëri, Lediana u shpreh vetëm me një fjalë ndaj kësaj pyetje duke na dhënë një “JO” të prerë të gjithëve.