![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Drejë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident”, tha Gashi.
Gashi shtoi po ashtu se një veturë që është ndalur për të shikuar se çfarë ka ndodhur, e cila është goditur nga një makinë që nuk ka mundur ta ndalojë shpejtësinë.