×
  • Lajme
  • Lajme

    U padit nga balerinat që punonin në stripclubin e tij, kërkohet ekstradim në Kosovë për Dodë Rica

    Insajderi
    14 December 2024 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata vendosi të ekstradojë Dodë Ricën, pronarin e rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja”.

    Pas denoncimit të disa balerinave që kanë punuar në biznesin e  tij në Prishtinë, ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

    Ai  u arrestua në gusht në qytetin e Durrësit. Gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se e ushtronte biznes të ligjshëm prej dhjetë vitesh në Kosovë në një klub nate, dhe në Shqipëri.

    Por prokuroria referuar akteve të deleguara nga Kosova thotë se ndaj tij është lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar, ndërkohë që dy gjykata në Shqipëri aprovuan arrestin me burg.

    Më i fundit u shpall nga gjyqtarja Alma Ahmeti, e cila shprehet se caktimi i masës u dha për të parandaluar shmangien nga drejtësia.

    Në kërkesë thuhet se ekziston kërkesa e ekstradimit dhe po ashtu edhe masa e sigurisë.

    Shkresat tregojnë se mbas vendimit për ta ekstraduar, 47-vjeçari nuk e ka apeluar vendimmarrjen e gjykatës së kryeqytetit. /tch/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark