Meghan Markle dhe Princi Harry “tronditën” botën me intervistën e tyre të pare pas largimit nga familja mbretërore. Ndërsa një pyetje që ka munduar shumë njerëz është nëse u paguan Meghan dhe Harry për intervistën?
Ka pasur shumë spekulime, por në fillim të intervistës, Oprah iu drejtua Meghanit, duke konfirmuar se çifti nuk po merrte para për të folur. Duke iu përgjigjur, Meghan tha: “E gjithë kjo është e saktë”.
Lajmin e konfirmoi Page Six, që deklaroi se çifti nuk kishte marrë asnjë pagesë për intervistën.
Por megjithëse asnjë para nuk do të shkojë në llogarinë e Sussexes, kjo nuk do të thotë se vetë intervista nuk është një biznes i madh për rrjetet televizive.
Sipas Wall Street Journal, CBS, që transmetoi shfaqjen në Amerikë, pagoi “një tarifë licence prej 7 deri në 9 milionë dollarë për të drejtat për të transmetuar intervistën e Winfrey me Princin Harry dhe Dukeshën e Sussex, sipas njerëzve të njohur me paktin”.
Është raportuar se si pjesë e marrëveshjes me kompaninë e prodhimit të Winfrey, Harpo Productions, rrjeti “ka të drejta të licencojë produktin special në tregjet ndërkombëtare”.
CBS gjithashtu raportohet se po maksimizon fitimet e reklamave nga intervista, duke kërkuar rreth dyfishin e çmimit normal të hapësirës për reklama gjatë ndërprerjes së intervistës. /Insajderi.org