Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë parë së bashku gjatë festivalit Coachella, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.
Dyshja u shfaqën të shtunën në mbrëmje gjatë performancës së Justin Bieber, teksa lëviznin nëpër turmë të shoqëruar nga rojet e sigurisë. Për të shmangur vëmendjen, ata kishin zgjedhur të mbulonin fytyrat me maska dhe aksesorë, por kjo nuk i ndaloi të tërhiqnin interesin e të pranishmëve.
Sipas dëshmitarëve, Kardashian dhe Hamilton kaluan pjesën më të madhe të kohës pranë njëri-tjetrit, madje në disa momente janë parë edhe duke mbajtur duart, ndërsa përshkonin turmën e festivalit. Kim kishte mbështjellë kokën me një shall për të fshehur identitetin, ndërsa Hamilton mbante kapelë, syze dielli dhe një shall mbi fytyrë.
