×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​U përpoqën të kalonin kufirin, vriten 5 ushtarë ukrainas

    Insajderi
    21 February 2022 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët ushtarakë rusë thonë se pesë ukrainas janë vrarë duke u përpjekur të kalonin kufirin e Rusisë.

    Moska zyrtyare thotë se trupat ruse kanë penguar ukrainasit që të kalonin kufirin.

    Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, me orën e Moskës, në rajonin e Rostovit pranë kufirit ruso-ukrainas.

    Mësohet se njësia e ushtrisë ruse shkatërroi dy automjete të ushtrisë ukrainase që dyshohet se kaluan kufirin duke përdorur zjarr.

    Incineratorët, Logu: Rasti i Tiranës flagrant, nëse shtrihen hetimet zyrtarë të tjerë do përfundojnë në burg

    Ndërkohë nga ana tjetër ushtria ukrainase i ka quajtur “të rreme” pretendimet ruse për një përpjekje që ukrainasit kanë tentuar që të kalojnë kufirin.

    Ukraina theksoi se informacioni i Rusisë është i pasaktë pasi nuk ka forca ukrainase në rajonin e Rostovit, ku sipas Moskës ku dhe ka ndodhur vrasja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark