×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    U përzgjodh për drejtor të shkollës, por Komuna e Kamenicës nuk e zbaton vendimin e MASHT-it

    Insajderi
    22 June 2023 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mësimdhënësi i shkollës fillore “17 Shkurti” në Muçivërc të Kamenicës, Arsim Thaqi, është përzgjedhur nga komisioni intervistues dhe Ministria e Arsimit, për pozitën e drejtorit në këtë shkollë, por siç po pretendon ai pushteti aktual është duke ia mohuar këtë të drejtë pasi që nuk ka asnjë vendim nga Komuna e Kamenicës qe 11 muaj, shkruan Insajderi.

    Konkursi i hapur me datën 17 qershor të vitit të kaluar, për pozitën e drejtorit të shkollës fillore “17 Shkurti” në Kamenicës, kandidati Arsim Thaqi e kishte mbajtur intervistën me datën 20 korrik të vitit 2022, ku edhe ishte përzgjedhur nga komisioni intervistues dhe MASHT-i për këtë post.

    Qe 11 muaj jam i përzgjedhur drejtor i shkolles “17 Shkurti” Muçivërc. Kryetari i komunës dhe DKA-ja po ma mohojnë të drejten qe e kam fituar me anë të konkursit publik. Jam i perzgjedhur nga komisioni i komunes dhe Ministria e Arsimit”, u shpreh Thaqi për Insajderin.

    Derisa Arsim Thaqi në bazë të rezultateve ishte përzgjedhur nga komisioni vlerësues si kandidati që kishte fituar më së shumti pikë, me gjithsej 79 pikë.

    Në këtë përzgjedhje pjesëmarrës të komisionit kanë qenë dy anëtarë nga Komuna dhe një anëtar nga Ministria e Arsimit.

    Por siç tha Thaqi për Insajderin, që 11 muaj nuk ka asnjë vendim nga kryetari dhe Komuna e Kamenicës, që ai ta fillojë punën në pozitën e drejtorit të kësaj shkolle siç edhe ishte përzgjedhur.

    Asnjë sqarim deri më tash nga kryetari se përse nuk nxjerr vendimin. Kjo që po më bëhet nga pushteti aktual në Kamenicë,është me tendencë”, tha ai.

    E lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Komunën e Kamenicës dhe kryetarin Kadri Rahimaj, por të njëjtit deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark