×
  • Lajme
  • Lajme

    U plagos sot në Vaun e Dejës, ndërron jetë 44-vjeçari në sallën e operacionit

    Insajderi
    27 September 2022 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e sotme një ngjarje nga ndodhur në Vaun e Dejës ku një person ka mbërritur i plagosur në spital ndërkohë njoftohet se ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

    Mësohet se Pjetër Kolën e kanë çuar dy persona pranë spitalit dhe janë larguar ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftim policie

    Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

    Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

    Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark