"U prefsh n'paqe bijë" - Njoftimi prekës i prindërve të nxënëses nga Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “U prefsh n’paqe bijë” – Njoftimi prekës i prindërve të nxënëses nga Skenderaj

    Insajderi
    28 October 2022 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë ka njoftuar për vdekjen e nxënëses Fjolla Derivishi. Nëna e saj, Sabrie Behrami-Dervishi ka publikuar një shkrim në facebook.

    “Ftoj miqt dashamirt për kohen e vorrimit, ju njoftoj ndërkohe. U prefsh n’paqe bije”, ka shkruar ajo në facebook.

    Edhe babai i të ndjerës, Naser Dervishi ka njoftuar për vdekjen e të bijës në facebook.

    “Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Sot me datën 28.10.2022 ndërroi jetë vajza ime në moshë të re 16 vjeçare ftoj miqtë dashamirët për kohën e vorrimit ju njoftoj ndërkohë💔 U prefsh n’paqe bije🥺“, ka shkruar ai në facebook

    Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Kastriot.

    Në njoftimin e gjimnazit s’është treguar arsyeja e vdekjes.

    Njoftimi i plotë:

    Telegram ngushellimi

    E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar.

    Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht.

    Pushoftë në paqen e përjetësisë!

    Të pikëlluar,

    Drejtoria e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

    P.S. Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 28.10.2022 ora 16.00 ne varrezat e fshatit Kastriot (Kostërc) komuna e Skenderajit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark