U raportua se po hetohet, reagon Hysen Durmishi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    U raportua se po hetohet, reagon Hysen Durmishi

    Insajderi
    16 July 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë u raportua se Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

    Sipas “Betimi për Drejtësi”, zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi është duke u hetuar në lidhje me tenderin e tiketave.

    Ndërsa, sot ka reaguar Durmishi. Ai tha se organet e rendit “le të hetojnë çfarë të duan” dhe pohon se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

    Sipas Durmishit, “automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%, ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt”.

    Reagmi i tij i plotë:

    Mbrëmë është publikuar një lajm që po hetohem për rastin e tiketave ngjitëse

    Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën.

    Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt.

    Të tjerat janë të parëndësishme për mua sepse nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore dhe rezultatet janë të matshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark