×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U raportua se ShBA ka kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, DASh nuk e komenton

    Insajderi
    31 January 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Departamenti i Shtetit nuk mund të komentojë për korrespondencën e pretenduar diplomatike, por qëndrimi amerikan në lidhje me Asociacionin e Komunave [me shumicë] Serbe në Kosovë është i qartë.

    Kështu janë përgjigjur nga DASh lidhur me shkrimin e disa mediave serbe për gjoja bllokimin e anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga ShBA – derisa autoritetet e Kosovës nuk kanë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin.

    Përkatësisht, Euronews në gjuhën serbe ka raportuar se ministritë e punëve të jashtme të disa vendeve evropiane, anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë diplomatike nga ambasada amerikane në të cilën thuhet se Uashingtoni konsideron se çështja e hyrjes së Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës nuk duhet të ngrihet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

    Gjithashtu thuhet se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të mos vihet në rend dite derisa, siç u tha, derisa Kosova të miratojë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe – e cila, siç thuhet tutje, do të hapte rrugën për propozimin e marrëveshjes bazë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Departamenti i Shtetit, në përgjigjen e tij për Zërin e Amerikës, thekson se qëndrimi amerikan është i qartë, përcjell Insajderi.

    “Siç theksuan në tekstin e djeshëm të përbashkët këshilltari Derek Chollet dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit Gabriel Escobar – tani është momenti për të krijuar një Bashkësi të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark