×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “U rikthyem në kohë në torturuat e Serbisë”, nipi i Jakup Krasniqit tregon se si u ndjen pasi e panë atë në Hagë

    Insajderi
    05 April 2023 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqi tha se kjo familje nuk ka pasur ndonjë përfitim pas luftës.

    Krasniqi ka thënë se familja priti që me përfundimin e luftës të mbaronte faza e Krasniqit në procese gjyqësore, por të njëjtat përpos që u rikthyen, patën edhe protagonist të njëjtë, vetë Krasniqin.

    “Ai është xhaxhai im, mirëpo krejt veprimtaria e Jakup Krasniqit tregon që familja e tij nuk ka përfituar ose nuk ka pasur ndonjë benefit të veçantë, përveç vuajtjeve që i ka pasur më të shumta. Përndryshe, krejt kauza e qëllimi jetësor ka qenë në shërbim të vendit, në shërbim të familjeve pa dallim dhe natyrisht që edhe ne si familjar e kemi pjesën e emocionit, edhe atë të reagimit. Ajo sot çka ndodhi na emocionoi, na bëri të rikthehemi në kohë. Në një kohë ku edhe pse ishte shumë e vrazhëd, para 30 vitesh, i njëjti u përball me gjyqet e vrazhda Serbisë asokohe ku mbajti mbi 10 vite burg, u torturua edhe pati shumë dhunë ndaj tij.

    “Edhe pas lirimit nga burgu, menduam dhe besuam të gjithë që me përfundimin e luftës në vitin 98-99, këto do të ishin të shkuara dhe do të shikonim përpara, mirëpo ja…fati deshi edhe për të edhe për vendin që pas gjithë këtyre viteve të pasluftës t’i rikthehemi fatit të gjykimeve me protagonist të njëjtë, me Jakup Krasniqin”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjin.

    Në fjalën e tij para trupit gjykues, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka mohuar akuzat e Prokurorisë Speciale drejtuar ndaj tij.

    Krasniqi ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje e në asnjë formë tjetër të presionit ndaj askujt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark