Insajderi
Lajme

U rrokullis kamioni, policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën Mazgit-Prishtinë

Insajderi
15 December 2025 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U rrokullis kamioni, policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën Mazgit-Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ku një kamion është rrokullisur gjatë lëvizjes.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se në aksident ka qenë i përfshirë një mjet i rëndë.

“Sot, rreth orës 13:00, në autostradën Mazgit–Prishtinë ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale, ku është përfshirë një kamion që është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Gazeta Insajderi raportoi me burime lidhur me aksidentin me fatalitet në këtë aks rrugor.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësit, të cilët janë marrë me trajtimin e rastit dhe sigurimin e zonës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark