Insajderi
Show

U shfaq në videot intime të Adi Hilës, reagon artistja: Babai iku nga shtëpia, s’kam fytyrë të dal para familjarëve

Insajderi
05 October 2026 - 11:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U shfaq në videot intime të Adi Hilës, reagon artistja: Babai iku nga shtëpia, s’kam fytyrë të dal para familjarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artistja Blerina Matraku ka reaguar pas publikimit në internet të disa videove intime, në njërën prej të cilave shfaqet ajo bashkë me kompozitorin Adi Hila.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Matraku ka folur për ndikimin që, sipas saj, publikimi i videove ka pasur në jetën e saj dhe familjen e saj.

Ajo ka treguar se situata ka shkaktuar pasoja të rënda në familje, duke thënë se babai i saj është larguar nga shtëpia, ndërsa ka folur edhe për gjendjen e nënës.

Matraku ka deklaruar gjithashtu se para se të krijohej raporti mes tyre, Hila i kishte thënë se ishte i divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Në reagimin e saj, artistja i është drejtuar edhe Hilës, duke thënë se ai duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat që ajo pretendon se ka përjetuar pas publikimit të videove.

“Nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individ, e para asnjë familjari”, ka shkruar Matraku.

Reagimi i saj vjen pas shpërndarjes së videove intime në rrjete sociale dhe platforma të ndryshme online.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark