“U sjellë si diktator” - Pal Lekaj tregon pse i tha Armend Mujës "mshele meçkën" në komision - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “U sjellë si diktator” – Pal Lekaj tregon pse i tha Armend Mujës “mshele meçkën” në komision

    Insajderi
    11 July 2023 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj janë përplasur sot mes vete në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

    Muja dëgjohet duke i thënë Lekajt: “Turp je ti”.

    Kësaj Lekaj iu përgjigj me fjalë ofenduese.

    “Turp je ti edhe mshele. Mos ta nin, ti je bo shpifës i madh. Tepër je ka i etikon njerëzit. Duhet me të ardhë turp. Nuk je ka folë me fëmijë. Mshele meçkën. Idiot. Se ke dashtë me etiketu njerëz pa kon hiç Je msue me lapera”, i tha Lekaj, Mujës, duke dalë nga salla.

    Në fund të videos shihet edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili po ashtu e quan idiot, Mujën e VV-së.

    Insajderi ka kontaktuar deputetin Lekaj për ta sqaruar krejt këtë. Sipas Lekajt, deputeti Muja tentoi që ta përjashtonte nga ky takim i Komisionit për Buxhet dhe Financa vetë kryetarin e komisionit, deputetin Shala.

    “Sa i përket reagimit tim me deputetin në komisionin për ekonomi, ishte arsyeja sepse Armend Muja është sjellë si dictator edhe pse bordi i KPMM-së është zgjedhur nga Kuvendi. Askush nuk ka të drejtë ta mvetësojë votën e të tjerëve. Unë iu drejtova që nuk guxon të punosh me gjysë orari, nuk është e drejtë e deputeti e nuk është drejtë askujt…”, deklaroi ai.

    “Tjetra është që ai iu ka drejtua, paramendo ku ka shku mendja e tij, iu ka drejtua kryetarit të Kuvendit që ta përjashtojnë nga komisioni në këtë takim kryetarin e komisionit, Ferat Shalën. Unë iu drejtova me çfarë cilësie mund ta bësh këtë, kur nuk guxon me vepru ashtu. Ai tha t’lutem mos u sjell kështu, s’ke të drejtë dhe atëherë normalisht I thashë ti je shpifës, krejt ata çka e keni dëgjuar”, tha ndër të tjera Lekaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark