U tërhoq përfundimisht nga futbolli i luajtur, shikoni si e nderoi Bazeli, Taulant Xhakën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    U tërhoq përfundimisht nga futbolli i luajtur, shikoni si e nderoi Bazeli, Taulant Xhakën

    Insajderi
    24 May 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bazeli triumfoi me rezultatin 4 me 0 ndaj Luzernit ditën e sotme në ndeshjen e fundit të Taulant Xhakës si futbollist aktiv. 

    Emocionet ishin të shumta ende pa nisur ballafaqimi. Para ndeshjes së 407-të dhe të fundit Taulant Xhaka u përshëndet me të pranishmit. 

    “Është vështirë për mua sepse janë minutat e fundit për Bazelin. Por kam dhënë gjithçka nga vetja”, ka thënë 34-vjeçari.  

    Pas 34 minutave, që lidhej me numrin e fanellës që ai mbante veshur, Taulant Xhaka u largua nga fusha e “St. Jakob-Park” për herën e fundit.  

    Baseli ishte duke fituar 1-0 falë golit të Albian Ajetit. Për Xhakën pati koreografi të speciale nga tifozët. 

    Mesfushori i Kombëtares shqiptare, në javën e kaluar e fitoi titullin e shtatë, ndërsa i ka edhe katër Kupa të Zvicrës. Të pestin e ka shansin ta fitojë javën e ardhshme ndaj Bielit.  

    Xhaka i ishte bashkuar të rinjve të Baselit në vitin 2003. I pranishëm në ndeshjen përshëndetëse ishte edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, mesfushori i Leverkusenit.

    xhaka granit

    Ai dha sinjale se mund të kthehet. “Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejtë këtu!”, ka deklaruar Granit Xhaka. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark