U tha që iu kundërpërgjigj Stresit për çështjen e mbiemrit, reagon vetë Keisi: Nuk jam divorcuar - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U tha që iu kundërpërgjigj Stresit për çështjen e mbiemrit, reagon vetë Keisi: Nuk jam divorcuar

    Insajderi
    08 October 2020 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një interviste të fundit në “NIN”, Stresi ka folur për raportet dhe ndarjen me Keisin.

    “Çika më ka pritur. Nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës dhe të presësh dikë me dal nga burgu. Por pas lirimit tim ndodhi diçka shumë e ngatërruar, ishte një keqkuptim. Tani është bërë e madhe, shpresoj që të mos flas më këtë temë. Nuk dua as ta zë më me gojë, nuk ka pse të bëhet ajo objekt bisede, ajo vazhdon jetën e saj. Në çdo intervistë duan të më pyesin për të, por unë dua ta mbyll këtu….siç po thoja, kur dola kisha nevojë të rikuperosha. Ishte nata që erdha në Prishtinë, në një emision dhe unë e mbaj mend shumë mirë, që unë nuk kisha punë me askënd. Isha me një shok dhe…nuk ndaloj dot njeri të marrë shoqet e veta, ai shoku mori një shoqe dhe ajo e keqkuptoi dhe siç duket…mezi ka pritur t’i hipë avionit. Ajo është e shtrenjtë për mua, përderisa ka ende mbiemrin tim, mundësi për rikthim nuk mundem të flas. Nuk ka më kontakte me familjen time. U nxitua dhe bëri një deklaratë që nuk i takonte, jam unë, nuk mund të bësh një deklaratë të tillë, ke flejt me mu në gji, ke nejt me mu, por femrat ta mbajnë inatin. Ta kujtojnë diçka që ka ndodhur që nga dita e parë”, ishte shprehur ai.

    Më pas doli një foto e Keisit dhe u tha se iu kundërpërgjigj reperit për çështjen e mbiemrit.

    Mirëpo duket se nuk qenka ashtu. egjithatë për të shuar çdo dyshim ka menduar vetë Keisi e cila ka reaguar në lajmin e revistës “Who”. Ajo tregon se nuk e ka ditur për deklaratën e reperit dhe nuk ka bërë asnjë veprim me tendencë. Madje ajo shton se ata janë akoma të martuar dhe se mban mbiemrin e Stresit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark