Prej ditësh në mediat sociale po qarkullonin lajme se Luana Vjollca i ka dhënë fund bashkëpunimit shumëvjeçar me televizionin ku nisi karrierën dhe vijoi suksesshëm për vite me radhë.
Sipas informacioneve të fundit mësohet se Luana po negocion me drejtuesit e televizionit rreth një projekti të ri televiziv dhe njëkohësisht Top Channel po punon për studion e re të saj. Mbrëmja e së shtunës është lënë bosh për të dhe pritet që programi i ri të jetë suksesi i radhës i Luanës.