×
  • Showbiz
  • Show

    U tha se ishte arsyeja e ndarjes së Andit me Jasminën, flet këngëtarja kosovare

    Insajderi
    09 June 2022 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja nga Kosova, Diona Fona dhe ish konkurrenti i Për’puthen, Andi Artani janë përfolur shumë për një lidhje mes tyre.

    E gjitha kjo nisi pasi Andi u bë pjesë e klipit të Dionës, derisa ai ishte pjesë e “Për’puthen”, ndërsa u akuzua nga ish e dashura e tij atë kohë, Jasmina Kadriu se ish-konkurrenti e la në festë për të shkuar tek këngëtarja

    Së fundi Diona ishte e ftuar në “Pardon My French” ku ka folur për këtë histori.

    Këngëtarja ka sqaruar një herë mirë raportin e saj me ish konkurrentin e “Për’puthen 2”.

    “Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale”, tha ajo.

    “Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket.”, shtoi tutje ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark