Insajderi
Lajme

U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

Insajderi
14 May 2026 - 14:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka pretenduar se sulmi fizik ndaj zëvendësministrit në detyrë, Hysni Mehanit, erdhi nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Fejza me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se sulmi fizik ndaj Mehanit erdhi nga Lushtaku, teksa aktivistin e LVV’së Bahri Zabelin e sulmoi, siç u shpreh ajo, grupi i tij, shkruan Insajderi.

“Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen. Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve”, ka deklaruar Fejza.

“Dhuna ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit është e patolerueshme dhe, njëkohësisht, bëjmë të qartë se sulmet e tilla nuk do të na ndalin”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark