U tha se Nevina Shtylla është shtatzënë, moderatorja u jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U tha se Nevina Shtylla është shtatzënë, moderatorja u jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve

    Insajderi
    04 November 2020 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjafton një foto e postuar në rrjete sociale ku emrat e njohur të ekranit duken më shëndosh apo kanë veshur fustane të gjerë, që të aludohet për një shtatzëni të mundshme.

    Njësoj ndodhi edhe me prezantuesen shqiptare, Nevina Shtylla.

    Në fakt ajo e ka mohuar një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

    “E keni seriozisht domethënë?! Ka dal në modë kjo pyetja a si”, u shpreh ajo duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet.

    Ndërkohë e ftuar para pak kohësh në emisionin “Wake Up”, Nevina tha se nuk do të japë më asnjë informacion në lidhje me jetën e saj private dhe se është penduar për gjithçka që ka thënë më herët.

    “Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë. Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë”, është shprehur ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark