Insajderi
Insporti

U tha se u ther me thikë nga i vëllai, zbulohet e vërteta e tmerrshme që ka bërë Lavezzi

Insajderi
10 January 2024 - 23:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U tha se u ther me thikë nga i vëllai, zbulohet e vërteta e tmerrshme që ka bërë Lavezzi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ezequiel Lavezzi, ish-futbollisti i famshëm argjentinas, por përjeton një dramë të madhe.

Pasi u shtrua ditën e martë në spitalin e Bueno Aires për shkak të mbidozës, zbardhen detaje të frikshme për të.

Ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës u dërgua në spital me një plagë thike në stomak dhe një klavikulë të thyer. Mediat e Amerikës së Jugut raportuan se Lavezzi u godit me thikë nga vëllai i tij. Gazetarja argjentinase, Estefi Berardi tani tregon se kjo nuk është e vërtetë. Më saktë, Lavezzi ka goditur veten me thikë.

“Lavezzi ishte në një festë, ku u bë shumë nervoz dhe filloi të sillej çuditërisht. Ai tha se dëgjoi zëra në kokën e tij, tha se po vinin për të dhe se po e godisnin. Ai ishte aq i frikësuar sa i kapi një palë gërshërë dhe filloi të godiste veten me thikë, më pas vëllai i tij reagoi dhe e shpëtoi”, ka thënë Berardi.

Duke qenë se Ezequiel ishte plotësisht i çmendur dhe mund të kontrollohej vetëm duke ushtruar forcë të madhe fizike, ai përfundoi me një klavikulë të thyer. Gazetarja tregon gjithashtu se Lavezzi ishte i bindur se ish-bashkëshortja e tij Natali, donte të vriste atë./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark