Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, sot është vaksinuar kundër Koronavirusit.
Ajo e bëri këtë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Teuta, i bëri apel të gjithëve që të marrin vaksinën për të shpëtuar fillimisht veten e më pas edhe familjen.
“Unë u vaksinova. Staf profesional me një super organizim. Unë që jam “tucajkë” prej çdo lloj ineksioni, as që e kam ndjerë”.
“Merre vaksinën, shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithë rrethin tënd”, ka thënë ajo.
Deri tani një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së COVID-19.
Gjithashtu theksojmë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,667 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 110 persona. /Insajderi.org