U varrosën pa ia bërë testin e ADN-së, pritet zhvarrosja e 2 mijë trupave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U varrosën pa ia bërë testin e ADN-së, pritet zhvarrosja e 2 mijë trupave

    Insajderi
    14 December 2016 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 2 mijë mbetje mortore të kohës së luftës së fundit pritet të zhvarrosen sërish për shkak së ato janë varrosur pa iu bërë testi i ADN-së.

    Në mungesë të tij shumë familje kosovare kanë ngatërruar kufomat e të afërmve të tyre që janë vrarë gjatë luftës së vitit 1998-99.

    Sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur procesi i zhvarrimit deri më tani është dashur të filloj, por që Qeveria e Kosovës, dhe EULEX, akoma hezitojnë ta bëjnë këtë.

    Prenk Gjetaj Kryetar i Komisionit për të Pagjeturit ka thënë për Indeksonline se ky është një proces i dhimbshëm për familjarët të cilët i kanë varrosur të afërmit e tyre dhe tani duhet tu thuhet se duhet ti zhvarrosin sërish ato për ti vërtetuar se ai përkasin ato mbetje mortore asaj familje.

    “Asgjë deri më tani nuk a filluar sepse fillimisht duhet të identifikohet cilat janë rastet, pastaj duhet të bashkëpunuar me familjar prej të cilëve duhet të merren kampionet e gjakut dhe pastaj të filloj procedura e zhvarrimeve apo nxjerrjes se një pjese të ashtit për analizën e ADN-së”, ka thënë Gjetaj.

    Ai ka shpjeguar se procesi zhvarrimit të mbetjeve mortore do të ketë një kosto të madhe për të cilin Qeveria dhe faktorët e jashtëm duhet të tregojnë gatishmëri pastaj të bëhen planet operative.

    “Pas luftës metoda e identifikimit të mbetjeve mortore ka qenë përmes shenjave, teshave apo ndonjë identifikimi specifik, por të gjitha këto identifikime kanë dal se janë bërë gabimisht. Testet e para kanë treguar që ka gabime, në Mitrovicë ka dalë se është një përqindje e lartë diku rreth 17 përqind të mbetjeve mortore janë identifikuar gabimisht. Kjo tregon se edhe në vende tjera të Kosovës, janë bërë gabime të njëjta e që duhet të përmirësohen me anë të testit të ADN-së”, ka thënë Gjetaj.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark