Insajderi
Lajme

U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit, detaje nga rasti në Istog

Insajderi
21 February 2026 - 09:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit, detaje nga rasti në Istog
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua nga Istogu ka vdekur mbrëmë si pasojë e plagëve që mori nga arma e zjarrit.

E njëjta dyshohet që tashmë e ndjera është vetëplagosur me armën që ishte e burrit të saj.

Ajo u dërgua në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

“Fsh. Isog i poshtëm, Istog 20.02.2026-15:50. Emergjenca në Istog ka raportuar se është pranuar e plagosur me armë zjarrit në abdomen viktima femër kosovare. Dyshohet se viktima ishte vet-plagosur me armë zjarrit që i përket bashkëshortit. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës dhe rreth orës 18:57 ka ndërruar jetë në sallën e operimit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark