Insajderi
Lajme

U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Suedi

Insajderi
19 May 2026 - 08:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Suedi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

20-vjeçari Elion Veseli, i cili u vra tragjikisht ditë më parë në Suedi, do të varroset këtë të martë në varrezat e Rodaleds-it.

Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerit

Kujtojmë se tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik tashmë janë arrestuar dhe dyshimet e para lidhen me një konflikt mes familjeve të viktimës dhe njërit prej të dyshuarve, të dyja shqiptare, që daton nga viti 2011.

Sipas informacioneve që dihen deri më tash, konflikti  mes dy familjeve ka nisur në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë, kur një përplasje mes dy djemve 12-vjeçar çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve.

Që nga ajo kohë, raportimet thonë se mosmarrëveshjet mes familjeve kanë vazhduar ndër vite, me incidente të herëpashershmet, transmeton Klankosova.

I ndjeri Elion Veseli është vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar të vitit 2011, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë pjesëtar i familjes tjetër të përfshirë në atë ngjarje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark