Insajderi
Shqipëri/Rajon

U kap duke vjedhur- 51 vjeçari arratiset nga dritarja e autobusit në Tiranë

Insajderi
04 April 2024 - 15:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U kap duke vjedhur- 51 vjeçari arratiset nga dritarja e autobusit në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 51-vjeçar është arrestuar sot pasi në një nga urbanët në Tiranë, ka tentuar të vjedhë një shtetase. Pasi është pikasur nga qytetarët në urban duke vjedhur, ai është arratisur nga dritarja e urbanit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama”, ndërsa i arrestuari është banues në Kashar.

‘Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti’, njofton policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark