Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti tha se UÇK ishte dhe është e drejtë, prandaj sipas tij do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara.
“UÇK ishte dhe është e drejtë andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë që u mungonte largpamësia”, tha kryeministri Kurti.
Kurti foli edhe për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimi.
Ai tha se është i sigurtë se do të kthehet shpejtë.
“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kryetar të grupit parlamentar, për të cilin kemi shumë krenari dhe mall pa çka se çmallemi kur kontaktojmë me të, por jam i sigurt që shpejt do ta kemi serish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuzat e pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve”, ka thënë ai.